Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final.
Shkencëtarët humbën kontaktet disa minuta para mbërritjes së sondës “Chandrayaan-2”.
Shefi i Organizatës indiane për kërkime në Hapësirë Kailasavadivoo Sivan, njoftoi në orët e para të së shtunës se stacioni hapësinor nuk kishte kontakte me sondën.
Kryeministri Indian Narendra Modi ishte i pranishëm në qendrën e kontrollit ISRO. Pavarësisht dështimit, ai mbshteti ekipin e shkencëtarëve.
Ai e vlerësoi misionin si simbol të ambicieve te vendit te tij si fuqi botërore.
Misioni I sondës “Chandrayaan-2” ishte të bënte kërkime shkencore në një pjesë të pastudiuar më herët të hënës. Ajo ishte planifikuar të qëndronte 2 javë dhe të merrte të dhëna të rëndësishme.
Ky është dështimi I dytë I përpjekjeve të Indisë për të lëshuar një sondë në Hënë. I pari ishte në vitin 2008.
Me këtë projekt ambicioz India shpresonte të bëhej vendi I 4 pas SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës që realizojnë një mision ne Hënë.