Armiku më i madh i flokëve të shëndetshëm është zbokthi. Ky është një problem që shqetëson shumë gra, dhe ekspertët mendojnë se një në çdo tre vuan prej tij.
Ka një numër produktesh në shtëpi për zbokthin që mund t’ju ndihmojnë në zhdukjen e tij por sot ne ju paraqesim dy më efikaset:
- Lëng limoni:
Masazhoni kokën tuaj duke përdorur dy lugë lëng limoni dhe lëreni atë për disa minuta. Pastaj lani flokët me ujë të përzier me lëngë limoni.
Nëse keni flokë të gjatë, rritni sasinë e ujit dhe lëngun e limonit, natyrisht, në të njëjtin proporcion. Përsëriteni procedurën sa më shpesh që mundeni, derisa ndjenja e kruarjes dhe zbokthit të zhduket plotësisht. Lëngu limonit pastron lëkurën në kokën tuaj dhe flokët do t’ju vijnë erë të mirë.
- Uthulla e mollës:
Ajo balancon peashin e lëkurës në kokën tuaj, kështu që është një mjet i efektshëm i zbokthit, i cili nuk duhet të nënvlerësohet. Pas larjes së flokëve tuaj, shpëlajeni me ujë dhe uthull molle (4 gota uthull për 1 litër ujë). Mos u shqetësoni për erën, ajo do të zhduket plotësisht pasi floku juaj të thahet.