Kemi dasmë verën që vjen!
Aktori i njohur Erion Isai dhe partnerja e tij prej 9 vjetësh, Ajlina kanë vendosur të shkëmbejnë unazat në një ceremoni të bukur martesore që pritet të mbahet verën që vjen.
Lajmin e ka dhënë vetë Erioni në një intervistë për “Jo vetëm modë”:
“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë.
Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai i cili është babai i një vajze.
Ai rrëfeu se dëshiron shumë të bëjë dhe një djalë, mirëpo gruaja do sërish një vajzë.
“Avash avash do zgjerojmë edhe familjen. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Alinën që pasi ka mbajtur për 7 orë vajzën dhe ajo në fund kur më shikon mua vjen me vrap, dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë”, u shpreh aktori.