MENU
klinika

Komisioni për shkarkimin

Marrëveshje Rama-Basha? Meta zbulon detaje

09.09.2019 - 11:18

Teksa është paraqitur sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta ka zbuluar detaje nga një marrëveshje e mundshme Rama-Basha.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Komision, Meta tha se vendimi i tij për të shtyrë zgjedhjet me dekret ishte zgjidhja e vetme në një kohë kur të dyja palët politike kishin një “marrëveshje për konflikt“.

Kushtet e vendosura si nga kreu i PD Lulzim Basha që të mos ulej në dialog me Ramën kryeminisitër, e po ashtu edhe kushti i shefit të qeverisë për të mos negociuar një datë të re zgjedhjesh, qoftë edhe brenda muajit korrik, ishin të papranueshme.

Presidenti Meta tha se në bazë të informacioneve sekrete që kishte, nuk mund të priste që të humbte jetën një polic, pasi një police humbi gishitn, përballë demonstruesve të acaruar edhe “nga gjuha shpesh helmuese e kryeministrit”, u shpreh kreu i shtetit.

Kush tha që zgjedhjet e reja nuk mund të bëheshin brenda muajit korrik nëse s’do ishte vullneti i mazhorancës? Qëllimi im ishte për datën më të shpejtë por me gjithëpërfshirje“, theksoi Meta.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!