MENU
klinika

Profil/ Jul Çezari

Perandori që nuk njohu kufij e që Shekspiri e bëri të pavdekshëm…

10.09.2019 - 12:18

Pas Luftës Franko-Prusiane, ku mbreti i Prusisë u bë perandor i Gjermanisë, ai mori titull emrin e një familje fisnike romake, që kishte lulëzuar 2000 vjet më parë. Shumë shekuj para kurorëzimit të perandorit gjerman, Ivani i Tmershëm, pasi mori në dorë udhëheqjen e gjithë principatave ruse, përdori të njëjtin titull .

Akoma edhe më herët, Mehmeti II i kishte dhënë vetes të njëjtin titull, pasi pushtoi Konstandinopojën. Kajzeri gjerman, cari rus dhe kajser i rum turk, që të gjithë nderonin një burrë të shquar, i cili u bë udhëheqës i madh ushtarak në moshë të shtyrë, mori titullin e gjeneralit dhe hodhi themelet e njërës prej perandorive me ndikimin më të madh në botë.

Jul Çezari (100-44 pr. K) vinte nga një familje patricësh, por ishte edhe nipi i Gaius Mariusi, i cili nga fundi i shekullit II pr. K zhvilloi luftëra politike dhe të armatosura me Lucius Kornelius Sylën (diktator romak).

Mariusi e fitoi luftën, dhe pas vdekjes së tij në vitin 87 pr. K, Syla u bë diktatori i ri. Më vonë, Syla, i beson Romën, togerëve të tij, Gai Pompeut dhe Mark Licinus Krasit, që u bnë konsuj.

Jul Qezari një politian i ri, shkonte mirë si me Pompeun dhe me Krasin, të cilët e urrenin njeri-tjetrin. Pas shërbimit si guvernator në provincat romake të Spanjës, Çezari u kthye në Romë për t’u zgjedhur konsull. Ai mbështetej si nga Pompei, ashtu edhe Krasi. Mirëpo Çezari shihte gjithnjë përpara.

Atij nuk i pëlqente perspektiva pas mbarimit të detyrës së konsullit. Ishte zakon që ish-konsujve t’u besohej qeverisja e provincave. Nëse senati vendoste sipas dëshirës së vet, Çezari (udhëheqësi i partisë së Mariusit) do të shkonte në cepin më të largët të Afrikës.

Por Qezari u propozoi dy ish-konsujve – të dy njerëz të fuqishëm; Krasi ishte njeriu më i pasur në Romë , ndërsa Pompeu kishte reputacion ushtarak; që ta ndanin pushtetin mes tyre dhe të merrnin funksionet e qeverisë si të dëshironin.

Kështu, ata formuan Triumviratin e Parë, një aleancë jozyrtare pushteti. Krasi mori Sirinë, Pompei mori Spanjën, kurse Çezarit i mbeti Galia, një tokë me fise gjysmë barbare, që ende praktikonin sakrificën njerëore dhe nuk prodhonin asgjë.

Pronat romaken në Gali nuk ishin veçse një rrip në bregun e Mesdheut mes Alpeve, Pirenejve dhe cepin verior të Italisë.

Triumvirati i Parë Romak mori fund kur Krasi dështoi në përpjekjet e tij për të pushtuar Parthinë, pas kësaj ai u vra nga monarku i saj. Nga ana tjetër Çezari zaptoi gjithë Galinë fis pas fisi, dhe pushtoi Britaninë. Çezari kishte përvojë si udhëheqës ushtarak në Spanjë, por fushatat e tij në Gali u shënjuan më tepër nga trimëria dhe aftësia udhëheqëse vetjake, se sa nga taktikat apo strategjia e shkëlqyer.

Por gjithçka ndryshoi kur Pompei u vetëshpall konsull i vetëm. Qezari kapërceu lumin Rubikon, kufirin mes juridiksionit të tij dhe Italisë, duke u bërë rebel. Ai kishte vetëm një legjion me vete (pjesa tjetër gjendeshin të shpërndarë nëpër Gali), ndërsa Pompei kishte 10 legjione në Itali.

Senati urdhëroi të gjithë magjistratë që të thërrisnin qytetarët në shërbim ushtarak, por kundështarët e tyre ishin legjionet qezariane, të përbërë nga veteranë të betejave të fundit.

Marshimi i Çezarit drejt Romës u shndërrua në ortek. Pompei, së bashku me njerëzit që i kishin mbetur, lundroi drej Greqisë nga Brindiusimi (Brindisi). Lufta civile mes tyre nga viti kur Qezari kapërceu Rubikonin me 49 pr. K e deri në vitin 45 pr.K.
Mes shumë betejave të njëpasnjëshme në Iliri dhe Greqi, Çezari dhe Pompei u ndeshën në betejën e Farsalit. Pompei u mund dhe u arratis në Aleksandri, ku e vranë.

Çezari u kthye në Romë me madhështi dhe salltanet të madh dhe senati e shpërbleu mië. Reformoi sisemin e ndihmave, duke i ndaluar qytetarët e pasur që të merrnin grurë falas nga qeveria. Ai gjithashtu nisi të reformonte qytetin e Romës: miratoi një ligj për mbrojtjen e veprimtarive të fermave dhe bizneseve vendore.

Gjithashtu, mori masa për kujdesin ndaj ushtarëve të ardhshëm, pas mbarimit të shërbimit. Përveç kësaj u kryen punë publike arkitekturore të mëdha, përfshirë edhe ndërtimin e Kuria Julias (godina e senatit romak, ku takohej perandori me senatorët për të diskutuar mbi çështjet e rëndësishme), Forumi i Çezarit dhe Tempulli Venus Genetriks.

Por senati nuk ishte i kënaqur me veprimet e Çezarit. Ata mendonin se po shpenzonte shumë para dhe po planifikonteta shpallte veten “mbret i romakëve”- një titull dhe pozicion që senati i trembej. Në vitin 44 pr. K, një grup senatorësh e sulmojnë Qezarin në shkallët e Teatrit të Pompeit dhe e goditën për vdekje 23 herë me thikë.

Çezari vdiq por trashëgimia që la ishte pa limite. Reformat e tij hodhën bazat për krijimin e Perandorisë Romake e cila përgjatë shekujve u mundua të imitohej pafundësisht, nga imitues që kërkonin paqen dhe begatin e kësaj perandorie që Çezari ngjizi.