MENU
klinika

Tahiri: Dua drejtësi

“Unë që zhduka Lazaratin paskam trafikuar drogë?”

10.09.2019 - 16:45

Është shtyrë për më datë 19 shtator gjyqi në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri akuzohet tashmë për tre vepra të rënda penale, që kanë të bëjnë me trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Përmes një deklarate për mediat, Tahiri edhe njëherë ka hedhur poshtë akuzat. Ai tha se akuzat janë pa prova dhe të stisura nga Prokuroria. Tahiri u shpreh se policët që sot akuzohen bashkë me të nuk kanë punuar as në polici kur është bërë trafiku i drogës dhe se ata policë kanë denoncuar Habilajt për trafikun.

“Unë akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal përb trafik droge bashkë me disa policë, që nuk kanë qenë as me detyrë në Vlorë gjatë kohës që është bërë trafikimi i lëndës narkotike. Ky procedim penal është nisur nga policë në varësi timen. Ata denoncuan Habilajt. Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra dhe antimafia italiane i ka hedhur poshtë”, tha Tahiri.

Saimir Tahiri shtoi se ka lanë mandatin e deputetit, që të përballet me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

“Ju e dëgjuat dhe unë jo pak shkak kam ndenjur në heshtje këto 2 vjet. Kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pak shkak kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, që të përballem me drejtësinë si qytetar. Kam refuzuar që të përgjigjem ndaj akuzave të Prokurorisë, duke mbajtur gjithë baltën në kurriz, duke shpresuar se e vërteta do dalë në dritë.”, deklaroi Tahiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve