Mbase, me të dëgjuar një “alo… alo”, shumëkujt i vjen ndërmend një komedi, që para disa vitesh ishte e suksesshme jo vetëm në Evropë, por edhe këtu tek ne.
Ishin protagonstët e serialit legjendar të humorit britanik “Alo, Alo”, një komedi brilante që RTSH e solli për publikun shqiptar në vitet ’90-të, të cilët kanë zbuluar pllakën përkujtimore, për nder të komedisë shumë të suksesshme.
Seriali televiziv, transmetuar nga viti 1982 deri më 1992, hedh dritë mbi pushtimin nazist të Francës, gjatë luftës II Botërore.
Pllaka përkujtimore e vendosur në ndërtesën “Lynford Hall” në Mundford, Angli, u mundësua nga Shoqata Britanike e Komedianëve.
Në serialin “Alo, Alo”, kjo ishte ndërtesa që funksionoi për të kapur vendndodhjen e imagjinuar të sheshit kryesor të qytetit, në qytetin francez, Nouvion.
Drejtori i BCS, Aaron Brown, vë në dukje se “Alo, alo”, ka ende shumë e shumë adhrues. Ndërsa, aktorja Vicki Michelle, e cila interpretonte personazhin Ivetës, u shpreh se ishte një komedi e shkëlqyer./Konica.al