MENU
klinika

Policia identifikon autorin (Emri)

Të shtëna me armë zjarri pranë Katedrales në Lezhë

10.09.2019 - 21:08

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhir rreth orës 20:40 pranë Katedrales ku ka me sa duket ka pasur një konflikt.

Sipas informacioneve të para i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet ende gjendja e tij.

Policia njofton se është identifikuar autori i plagosjes me armë zjarri në Lezhë dhe po punon për kapjen e tij. Ai është Aleksandër Dedgjonaj.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.  Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.