MENU
klinika

Video

Doni të blini makinë? Rama jep njoftimin e rëndësishëm

11.09.2019 - 10:30

Në këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka dashur të informojë të gjithë drejtuesit e mjeteve lidhur me automjetin që ato zotërojnë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama njofton shoferët se çdo të dhënë për automjetin e tyre mund ta verifikojnë online në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.


Mjafton që të japësh numrin e shasisë dhe targës dhe mund të mësoni nga e ka prejardhjen, sa herë është aksidentuar, defektet dhe autorësinë e automjetit.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë informacion me rëndësi për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas një videoje informuese.