MENU
klinika

Risia

Gjenerata e 5-të e Apple Watch vjen me ‘ekranin që nuk fiket kurrë’!

11.09.2019 - 18:25

Apple prezantoi të Marten disa modele të reja të Apple Watch. Gjenerata e 5-të e Apple Watch me ekran që rri gjithnjë ndezur.

Ajo duket identike me Apple Watch Series 4. Ora inteligjente automatikisht rregullon shkëlqimin e ekranit në mënyrë që kur ulni krahun, shkëlqimi ulet. Ekrani ka teknologjinë LTPO me frekuencë adaptive rifreskimi. Në rast të ndryshme mund të bjerë deri në 1Hz. Kështu Apple mund të arrijë 18 orë jetëgjatësi baterie me ekran që qëndron ndezur.

Apple Watch ka një kompas të integruar dhe aplikacion i cili tregon drejtimin, gjerësinë dhe gjatësinë. Është shumë e dobishme kur jeni duke bërë hiking.

Kur bëhet fjalë për thirrjet emergjencës, Apple do ta ofrojë në 150 vende të botës. Kur mbani të shtypur butonin automatikisht kontakton shërbimet e emergjencës.

Modelet prej alumini vinë në ngjyrë të argjendtë, artë dhe gri. Kasat e orës përbëhen prej alumini 100% të riciklueshëm. Modelet prej çeliku janë në ngjyrë të artë, zezë dhe gri.

Së fundi ofrohen dy modele prej titaniumi dhe një model prej qeramike. Apple gjithashtu ka vendosur të rifreskojë edicionet speciale me Nike dhe Hermes. Apple Watch Series 5 me GPS fillon me 399 dollarë. Për 499 dollarë merrni një model me valë celularë. Porositë fillojnë sot dhe ora është në dyqane më 20 Shtator.

Apple Watch Series 3 prezantuar në 2017-ën do të shitet tani e tutje më 199 dollarë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”