MENU
klinika

"Albanologu i Buzukut"

Gjermani i dashuruar me Shqipërinë, u nda nga jeta

12.09.2019 - 14:52

       Albanologu i shquar gjerman, një ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, Wilfried Fiedler, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

I lindur në Oberfrohna, Gjermani, më 1933, Fidler do të njihet herët me shqipen dhe me kulturën shqiptare. Në vitet 1951-1955 ndoqi studimet për sllavistikë dhe degëzime të tjera filologjike të Evropës Lindore dhe Juglindore, pranë Universitetit të Humboldit në Berlin. Pas vitit 1955, ishte bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave në Berlin. Prej vitit 1959, Fiedler ka dhënë leksione mbi gjuhën, letërsinë e folklorin shqiptar, në Berlin.

 

 

 

Më 1959, qëndroi për qëllime hulumtimi në Shqipëri. Më 1961 doktoroi në fushën e ballkanologjisë në Universitetin e Humboldit. Ishte bashkëpunëtor shkencor në Komisionin e gjuhësisë (1963-1967) dhe në Institutin për Gjuhët dhe Kulturën Romane në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë në Berlin (1967-19 68). Bashkë me Oda Buchholzin, drejtoi grupin hulumtues për ballkanistikë në kuadër të Institutit Qendror të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave në Republikës Demokratike të Gjermanisë në Berlin (1968-1988).

 

 

 

 

 

Më 1988 mbrojti tezën e habilitacionit në fushën e Albanologjisë në Universitetin e Humboldit. Prej vitit 1989 dhe deri më 1998 ishte profesor i albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” në Munih. Më 1991 u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Veçohet gramatika deskriptive për gjuhën shqipe, të cilën e shkroi në bashkëpunim me Buchholcin (“Albanische Grammatik”, Leipzig 1987).

 

Punët e albanologut:

Puna që e bëri më të njohur studiuesin Fiedler është vepra e përbashkët me Oda Buchholz Albanische Grammatik, Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i shqipes së sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në fushën sintaksore.

Libri i W. Fiedler-it ‘Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut’ është mo­nografi e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe na çon kështu në fazat më të hershme të shqipes së shkruar. Në të janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet e sistemit foljor të gjuhës shqipe te libri i parë i botuar “Meshari”. Ky, në fakt, është hulumtimi i parë sistematik i këtij lloji i një segmenti të strukturës gjuhësore të Buzukut.

 

 

 

 

 

Bashkë me Oda Buchholz dhe G. Uhlisch, ai bëri Fjalorin shqip-gjermanisht, i cili, me 30.000 fjalët dhe me pasqyrimin kryesisht të shqipes pas normimit të vitit 1972, me shumë shprehje idiomatike e begatime të natyrës stilistike, të shoqëruar me një gramatikë relativisht të plotë, që pati katër botime në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Pas bashkimit gjerman ai u botua në serinë e Langenscheidt. Prof. Fiedler ka hartuar në bashkëpunim me Adrian Klosin edhe një fjalori gjermanisht-shqip me 45.000 fjalë dhe me rreth 20.000 frazeologji botuar në vitin 1997./Konica.al

 

Shënim: Fotografitë bashkangjitur tekstit, mbajnë autorësinë e Wilfried Fiedler

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy atdhe, një histori më dysh...

“Moj e bukura More…” Arbëreshët në UNESCO?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen