MENU
klinika

Hasankeyf - 12,000 mijë vjet histori

Qyteti i dënuar me vdekje!

12.09.2019 - 16:08

      Hasankeyf, qyteti në juglindje të Turqisë, konsiderohet si një prej vendbanimeve më të vjetra ende të populluara në tokë, numëron mijëra shpella, kisha dhe varre të hershme./Konica.al

 

 

 

 

Sikur kjo të mos mjaftonte, ky vend që mëshiron historinë e lashtë njerëzore, prej 12,000 mijë vjetësh, shumë shpejt mund të zhduket. Sipas një projekti të kohëve të fundit, të quajtur “Ilisu”, zona do të mbulohet nga uji, në pjesën më të madhe të shtrirjes së saj gjeografike.

 

 

 

 

 

Hasankeyf ka qenë vërtet pjesë e shumë kulturave të ndryshme në historinë e tij të gjatë, përfshirë atë të Mesopotamisë, atë bizantine, perandoritë Arabe dhe Osmane, por Hakan Ozoglu, professor i historisë në Florida, thotë se vendbanimet e gjetura atje i paraprijnë gjithë këtyre civilizimeve.

 

 

 

 

Banorët kanë protestuar me forcë, por më kot. Puna ndërtimore për digën dhe hidrocentralin, ka nisur më 2006-ën dhe tanimë, Hasankeyf është vetëm disa javë larg shkatërrimit, pavarësisht betejës për mbrojtjen e tij.

 

 

 

 

Qeveria turke u ka dhënë afat banorëve deri më 8 tetor, për t’u larguar. Përpjekjet për ta kundërshtuar projektin, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me arsyetimin se ai do të dëmtonte trashëgiminë kulturore të vendit, kanë rezultuar të pabaza…

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen