MENU
klinika

Vlefshmëria e dekreteve për 30 qershorin

“Bomba” e Ilir Metës: Jap dorëheqjen, nëse “Venecia” …

14.09.2019 - 09:01

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur nga mazhoranca për të hetuar vlefshmërinë e dekreteve të tij për të rrëzuar 30 qershorin si datë zgjedhjes vendore.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse Komisioni i Venecias del në përfundimin se ai ka shkelur Kushtetutën, Kreu i Shtetit ka deklaruar hapur se do ta dorëzonte patjetër detyrën.

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua.

Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”. Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit.

Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën.

Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë.

Nëse shikoj që Komisioni i Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë kam shprehur respekt për Komisionit të Venecias. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës të parit”, ka thënë Meta.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve