MENU
klinika

Presidenti konfirmon vdekjen e tij

Trump: Djali i Osama Bin Laden ka vdekur në SHBA

14.09.2019 - 16:05

Djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA, ka konfirmuar Presidenti Donald Trump.

Një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thoshte: “Hamza bin Ladin, anëtari i rangut të lartë të al-Kaidës dhe djali i Osama bin Laden, u vra në një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara në rajonin Afganistan/Pakistan.

“Humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por dëmton aktivitete të rëndësishme operative të grupit”. “Hamza bin Ladin ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme terroriste.”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Përflitet se ai është vrarë në gusht.

New York Times raportoi se kishte folur me dy zyrtarë që konfirmuan vdekjen e tij dhe thanë që SHBA kishin luajtur një rol në operacionin “por nuk ishte e qartë se si”. Kur u pyet për këtë në atë kohë, Presidenti Trump nuk pranoi të komentojë.

Ish-drejtuesi i al-Kaidës, Osama bin Laden u vra në një bastisje të forcave speciale amerikane në 2011.

Djali i tij Hamza u bë një figurë gjithnjë e më e spikatur në organizatë dhe Programi i Shpërblimeve për Drejtësi i qeverisë amerikane thotë se ai “ka kërcënuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian

Ku humbi Al-Kaida?