MENU
klinika

Stacioni kryesor i rrugës Egnatia

Roskoveci drejt rikualifikimit urban

16.09.2019 - 13:32

Projektet dhe investimet që po zbatohen në qytezën e Roskovecit, Fier synojnë rikualifikimin urban të kësaj zone.

I banuar herët si një nga stacionet kryesore të rrugës Egnatia, i pozicionuar në arterien kryesore që lidh qytetet Berat-Fier, Roskoveci herët është shndërruar në një rrugë komunikimi, mes zhvillimeve kulturore.

Sot në vëmendje të qeverisë shqiptare përmes zbatimit nga Fondi Shqiptar i Zhvilllimit, po zhvillohen ndërhyrje në një hapësirë prej 3.5 hektarë, fokusuar në bllokun nr. 2 të cilat synojnë: rikonstruksionin e fasadave kryesore; bashkia, institucione arsimore, komisariati i policisë etj, rikonstruksionin e bulevardit me pllaka guri, i cili do të shërbejë si një zonë pedonale, përmirësimin e gjendjes së rrugëve, infrastrukturës mbitokësore, rrjet të ri inxhinierik nëntokësor, vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në të gjithë gjatësinë e sheshit, kënde lojërash, punime gjelbërimi.

Cilësuar si “kufiri mes Myzeqesë dhe Mallakastrës”, ky qytet do të transformohet dhe do të pajiset me infrastrukturë bashkëkohore, në shërbim të komunitetit, duke krijuar kështu për banorët e tij dhe jo vetëm, një hapësirë rekreative dhe funksionale.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier