MENU
klinika

Dokument për krizën politike

Meta publikon raportin shpjegues për “Venecian”

16.09.2019 - 18:51

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar  sot raportin shpjegues, të cilin e ka diskutuar me Komisionin e Venecias.

Në një raport të gjatë, kreu i shtetit tregon të gjitha hapat se pse ai zgjodhi të zhdekretonte datën e zgjedhjeve lokale me 30 qershor.

Raporti 55 faqesh, i publikuar në faqen zyrtare të Presidentit thekson se zgjedhjet e zhvilluara vetëm me pjesëmarrjen e socialistëve janë të paligjshme dhe nuk krijuan alternativa për qytetarët.

001-RAPORT-SHPJEGUES by Anonymous dMtTT2bZ on Scribd

 

Meta këmbëngul fort duke treguar se Kushtetuta thekson se Presidenti ka të drejtën ekskluzive për të caktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve.  Ai ndalet edhe tek klima e egër politike, e cila fillimisht nisi brenda institucioneve dhe më pas, opozita e bashkuar hoqi dorë nga mandatet duke iu rikthyer protestave në rrugë me kërkesën e vetme “largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se presidenti i Republikës është organi i vetëm Kushtetues që ka kompetenca ekskluzive  të caktojë datën  e zhvillimit të zgjedhjeve të ligjshme shtetërore. Në zbatim të kësaj dispozite  kushtetuese, Presidenti i Republikës me dekretin  nr. 10.928 datë 05.11.2018 caktoi datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve  për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Palët i shprehën Presidentit të Republikës dakord sinë e tyre për një zhvillim  të zgjedhjeve vendore me 30 qershor 2019, edhe pse ndodheshin në kushte e një klime politike të polarizua politike, por gjithmonë brenda institucioneve”-thuhet mes tjerash në raport.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve