MENU
klinika

"Tournee festivals"

Shtatori bashkon Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi

17.09.2019 - 15:52

     Projekti i përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, mbledh nga 18-26 shtator, të gjithë artdashësit kryeqytetas e jo vetëm. Aktivitete vijnë me qëllimin e shkëmbimit e kulturor, si dhe integrimit sa më të natyrshëm te këtyre vendeve nëpërmjet artit.

Gjithçka është një punë e përbashkët e ekspertëve të tri vendeve që pas takimeve kanë konkluduar në një program aktivitetesh, që nuk kanë si qëllim vetëm rritjen dhe larminë e eventeve letrare, por edhe njohjen e popujve me kulturave të vendeve fqinje dhe mike.

Në Tiranë, do të zhvillohen aktivitete teatrore dhe muzikore, në sallën e Teatrit Metropol, të katedrales së “Shën Palit” dhe në sallën e liceut artistik “Jordan Misja”.

 

 

 

Kalendari i aktiviteteve:

 

Datë 18 Shtator: Johan Padan dhe Amerikat të nobelistit te shquar Dario Fo – komedia do të shfaqet në skenën e Teatrit Metropol.

Me protagonist aktorin Arben Derhemi dhe regji nga Milto Kutali.

 

Datë 19 Shtator: Orkestra e Magna Greçia, koncert klasik për paqen, në sallën e katedrales së “Shën Palit”.

Drejtori artistik: Piero Romano
Tenor: Armaldo Kllogjeri
Soprano: Erika Luizzi
Tenor: Roberto Cerveller

 

 

 

 

 

-Datë 20 Shtator: Farsa e Kurorës, komedi groteske që do të shfaqet në skenën e Teatrit Metropol, me autor Arben Iliazi, Regisor Ledian Gjeçi, Drejtues Artistik: Milto Kutali. Aktorët Erion Hinaj, Dajana Nenaj, Xhuliano Brisku. Skenograf & kostumograf, Gazmend Koçollari.

 

Datë 24 Shtator: L’ISOLA

 

Është një muzikal që do të shfaqet në skenën e teatrit Metropol. nga Armin Greder, me regji nga Francesco Tammaço dhe pjesëmarrjen e aktorëve: Claudia Gadaleta, Rosa Tarantino, Federico Ancona, Marco Sallustio, Carlo Salvemini, Gabriella Caputi, muzikë origjinale nga Pantaleo Annese, skena dhe kostume nga Michele Napolitano.

 

 

 

 

Datë 26 Shtator: La Serva Padrona” është një opera komike italiane, ideale për audiencën rinore, duke qenë dinamike, humoristike, si dhe argëtuese. Vepra zhvillohet nga një soprano, nje bas bariton dhe një aktor, i cili merr pjesë në performancë me pantonima.

 

Regjisori Đurković, asistent professor në Fakultetin e Muzikës dhe Artit në Beograd; Skenografja Lina Leković dhe kostumografja Magdalena Vlajić, e prezantojnë këtë vepër operistike në mënyre moderne, duke paraqitur imazhin e qartë të degradimit të klasave.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen