MENU
klinika

Ç'pritet të ndodhë?

Prokuroria kërkoi 12 vite burg, Krimet e Rënda vendosin sot për Tahirin

19.09.2019 - 08:18

Gjatë seancës së sotme pritet që Gjykata për Krimet e Rënda të japë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Kujtojmë që në seancën e datës 10 shtator, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi shpalljen fajtor dhe 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri.

Në përgjigje të kësaj kërkese, ish-ministri i Brendshëm tha se procesi ndaj tij është i montuar politikisht dhe kërkoi nga Gjykata shpalljen e tij të pafajshëm.

Më 10 shtator, Gjykata e shtyu seancën më 19 shtator, kur do të lexohet edhe mbrojtja e Jaeld Çelës dhe më pas treshja gjykuese do të tërhiqet për të dhënë vendim.