MENU
klinika

Por askush nuk do ta blejë

Huawei prezanton Mate 30, telefoni që ka gjithçka!

19.09.2019 - 21:19

Festa e Huawei mund të jetë prishur nga sanksionet Amerikane, por kompania ende kishte diçka për të treguar në aktivitetin e prezantimit të Mate 30, ose siç mund ta quajmë ndryshe vrasësi i Galaxy Note.

Mate 30 hynë në kategorinë e telefonëve 6+ inç dedikuar entuziastëve dhe profesionistëve mobile që janë gjithnjë në lëvizje dhe sot më shumë se kurrë është fokusuar tek kamera duke lënë cilësitë e një smartfoni në plan të dytë. Ky smartfon ka vendosur, edhe pse jo me dëshirën e tij, të distancohet nga aplikacionet e Google dhe të ndërtojë një të ardhme të re, një të ardhme që i përket vetëm atij.

Cilësitë e para që bien në sy të këtij smartfoni janë ekrani 6.53-inç për Mate 30 Pro i cili rri ndezur gjithnjë dhe që lakohet drejt anëve të strukturës së telefonit. I pajisur me teknologjinë OLED, karakterizohet nga një rezolucion 2,400×1176 piksel. Butonat e volumi janë pjesë e ekranit të telefonit dhe të disponueshëm në anën e tij ekranit.

Modeli standard Mate 30 ka ekran 6.62-inç me rezolucion 2,340×1,080 piksel OLED i cili ndryshe nga modeli Pro nuk shtrihet në anët e telefonit. Ashtu si seritë Edge të Samsung, ekrani që shtrihet në anët e telefonit është një makth për ata që i frikësohet shtypjes aksidentale të butonëve.

Në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë, Pro ka një të tillë me plot 4,500 mAh i cili zgjat 9.2 orë në përdorim “të rëndë” ndërsa modeli standard 8.2 orë me baterinë 4,200 mAh. Në të kaluarën pajisjet e Huawei kishin jetëgjatësi më të mirë baterie por ky disavantazh lihet disi në hije falë teknologjive të reja të karikimit. Mate 30 ka një kabëll 40W por edhe karikim wireless 27W.

Fuqinë Mate 30 e merr nga çipi 5G Kirin 990 i ndërtuar mbi arkitekturën 7-nanometër me premtimin e një performancë të rritur ndjeshëm krahasuar me gjeneratën e kaluar. Kompania thotë se performanca 5G do të jetë më e mirë se ajo e rivalëve si Galaxy Note. Huawei i ka besuar Leica për fuqinë fotografike duke kombinuar 4 sensorë të pasmë. Modeli Pro ka dy kamera 40-megapiksel, një 8-megapiksel Telefoto dhe një kamër 3D për gjurmimin e thellësisë. Shikuar nga pas, telefoni ngjan më tepër me një Panasonic Lumix CM1.

Potenciali i kësaj kamera tregohet me filmimin super-slow motion. Për modelin bazë Mate 30 është përzgjedhur një konfigurim më modest me një kamër 40-megapiksel, një 16-megapiksel dhe një 8-megapiksel. Huawei nuk ngurroi të krenohej edhe me “notch” të cilin e konsideron më të sofistikuarin në një telefon. Mate 30 Pro ka një kamër 32-megapiksel selfie, një sensor gjestesh, një kamër 3D thellësie, një sensor drite dhe një sensor proksimiteti.

Mate 30 ka “notch” shumë më të vogël me vetëm një kamër 24-megapiksel dhe sensorët e dritës dhe proksimitetit.

Seritë Mate 30 vinë me katër ngjyra: jeshile, zezë, argjendtë dhe purpurt. Mate 30 Pro është rezistent IP68 ndërsa Mate 30 IP53. Siç pritej Huawei ka bashkëpunuar me Porsche Design për të krijuar një version luksoz të telefonit. Sanksionet Amerikane ndaj Huawei do të thotë se Mate 30 vjen pa aplikacionet e Google, përfshirë Play Store.

Kompania premtoj të investojë 1 miliardë dollarë për të tërhequr aplikacione në ekosistemin e Huawei, ndërsa telefonët mbeten të vështirë për tu shitur në vende të tjera përveç Kinës. Në Evropë telefoni kushton 799 euro për 8GB RAM dhe 128GB memorie. Mate 30 Pro fillon nga 1,099 euro për 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Për më shumë, vlen modeli 5G me 8GB RAM dhe 256GB memorie për 1,199 euro ndërsa modeli luksoz Porsche Design do të kushtojë 2,095 euro për 12GB RAM dhe 512GB memorie.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”