MENU
klinika

Mesazhe të koduara?

“Jam aq burrë sa…”, çfarë tha Tahiri pas vendimit të Gjykatës

20.09.2019 - 08:36

Gjatë mbrëmjes së djeshme pas shpalljes së vendimit nga gjykata për Krimet e Rënda, ish-ministri Tahiri komentoi në emisionin “Opinion” dënimin për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm theksoi se sot do të flasë më qartë, pasi të ishte më i qetë.

“U hetova dy vjet si trafikant, tani nuk jam trafikant dhe meqë kam disa kushërinj tani kam shpërdoruar detyrën”, theksoi Tahiri.

I pyetur për mesazhet e paradites së kësaj të enjteje, ku në media u tha se ishin të koduara për ish ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Rama, Tahiri deklaroi: “Nuk lodhem fare unë me mesazhe të koduara, jam aq burrë sa ta bëjë drejtpërdrejt. Hyj tek burrat që e bëj drejtpërdrejt”.

Blendi Fevziu: E prisnit vendimin këtë vendim sot?

Saimir Tahiri: Nuk kam më shumë për të thënë përtej asaj që thashë kur dola, nesër do të flas më shumë.