Pas vendimit që dha dje Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, vjen një reagim nga ambasada Britanike në Tiranë.
Përmes një deklarate ambasada theksoi se sistemi gjyqësor po maturohet.
“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës.
Ndërkohë që kujtojmë se më herë për këtë çështje ka reaguar dhe Ambasada e SHBA-së e cila e quajti vendimin e marrë ditën e djeshme nga an e e Gjykatës së Krimeve të Rënda ishte një vendim shkurajues duke patur parasysh akuzat kundrejt ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.