MENU
klinika

Skandali me Cambridge Analytica

Facebook mbyll dhjetëra mijëra aplikacione

21.09.2019 - 15:38

Facebook ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimit që filloi pas skandalit të qasjes në informata pa leje të shumë përdoruesve nga Cambridge Analytica.

Jo të gjitha aplikacionet e mbyllura kanë shfaqur kërcënim për përdoruesit, tha kompania. Facebook u vu nën presion të madh më 2018 pasi u zbulua se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informata të përdoruesve.

Kjo kompani që merret me konsulencë, ka shfrytëzuar këto të dhëna, të cilat janë marrë përmes një kuizi, për të targetuar reklamimet politike.

Facebook ishte dënuar me 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, që konsiderohet si dënimi më i madh financiar ndaj ndonjë kompanie për shkelje tëprivatësisë së përdoruesve

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”