Pas tërmetit të fortë që “shkundi” vendin, ka reaguar Zëdhënësit i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.
Sipas Blushit, Presidenti ka shprehur keqardhje për tërmetin e fortë, ndërsa shtoi se situata po ndiqet me vëmendje dhe shqetësim prej tij.
Deklarata:
“Presidenti i Republikes Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen per termetin qe ka tronditur vendin tone e ne vecanti Qarkun e Durresit dhe Tiranes.
Presidenti Meta shpreson per sa me pak deme dhe pasoja nderkohe qe eshte i rendesishem monitorimi i situates ne vazhdimesi dhe informimi i qytetareve nga strukturat pergjegjese shteterore.
Presidenti Meta po e ndjek situaten me vemendje dhe shqetësim”, u shpreh Blushi.