Kur bëhet fjalë për planin klimatik të 60 miliardë dollarëve të Gjermanisë, ambientalistët bien dakord për diçka. Nuk është aspak i mirë.
Motori ekonomik i Evropës donte të rimarrë vendin e parë në betejën kundër ngrohjes globale. Por në vend të kësaj, Kancelarja Angela Merkel doli me një paketë dhe ekspozoi më tej dobësinë e udhëheqjes së saj.
Aktivistët i quajtën masat, të tilla si taksat shtesë për fluturimet dhe stimujt për makina elektrike, si të pamjaftueshme për një “emergjencë klimatike”. Një industri e madhe dhe disa udhëheqës të sindikatave kritikuan qasjen e Gjermanisë, duke thënë se kjo do të dëmtonte vendet e punës dhe bizneset.
Me pak fjalë, askush nuk ishte i kënaqur. Të Premten, mijëra njerëz dolën në rrugë në Berlin dhe në mbarë botën për të kërkuar veprime nga klasa politike. Midis tyre ishin fëmijë, të frymëzuar nga Greta Thunberg, adoleshentja suedeze ecili brenda një viti është bërë imazhi i lëvizjes klimatike.
Armiqtë më të ashpër politikë të Merkel e shfrytëzuan këtë moment. Partia e ekstremit të djathtë, thotë se plani i Merkel është “me të vërtetë i shtrenjtë”.
Ambientalistët mendojnë se plani i Merkel nuk është gjë tjetër veçse “premtime boshe.” Gjermania nuk është vetëm në këto përpjekje. Ka shumë palë të interesuara në lojë dhe mësimi që Merkel po mëson është se në përpjekjen për të kënaqur të gjithë, nuk kënaqet askush.
Ndërsa mërzitur ambientalistët, Merkel ende nuk i qetësoi shqetësimet e drejtuesve të industrisë së lëndëve djegëse fosile. Për shembull, një rritje e taksave në fluturime do t’i linte linjat ajrore gjermane në kundërshtim me konkurrencën ndërkombëtare?
Masat “janë saktësisht sulmet që kancelarja tha që ajo dëshironte të shmangte,” tha drejtori i IGBCE Michael Vassiliadis në një deklaratë.
Ndërsa Merkel drejtohet për në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën javën e ardhshme, duhet të pyesim veten nëse mund të kishte bërë më shumë.
Bloomberg