Ditën e djeshme, këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika, kurorëzuan me martesë dashurinë disavjeçare.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore, në një resort të njohur në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Afrona dhe Blero shkëlqyen krah njëri-tjetrit të veshur si nuse e dhëndër dhe momentet më të veçata të dasmës, Afrona i ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Fillimisht, Afrona ka publikuar një foto me të atin, i cili e ka shoqëruar atë në altar drejt Bleros.
“Ecja më emocionuese. Ecja drejt altarit. Baba dhe bijë.”- shkruan ajo krahas fotos.
Më pas, Afrona ka publikuar një tjetër foto ku shfaqet duke i dhuruar Bleros një puthje në buzë dhe sigurisht s’mund të mungonte një dedikim;
“Ndonjëherë, në mes të një jete të zakonshme, dashuria na jep një përrallë. Po, pranoj! Të dua për jetë.”- shkruan Afrona duke etiketuar Bleron.
Sigurisht, s’mund të mungonte edhe një foto e look-ut të saj, ku duket tamam si një princeshë, e cila i bëri të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj.
I urojmë trashëgime Bleros e Afronës dhe në kokë të beqarëve!