Ditën e sotme, shefi i kuzhinës Renato Mekolli ishte i ftuar në emisionin “E diell” në “Top Channel”, ku rrëfeu jo vetëm për punën, por edhe për jetën e tij personale.
Renato tregoi për jetesën në Greqi dhe sakrificat e bëra për të qenë ai që është sot. Rrugëtimi i tij s’ka qenë aspak i lehtë dhe i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra, megjithatë ai ia ka dalë.
Teksa kujtonin jetesën në Greqi, në studio është vendosur një video surprizë për Renaton nga shefi i tij i parë i kuzhinës.
Ai e përshëndeste Renaton dhe i uronte më të mirat, ndërsa ky i fundit është përlotur nga surpriza.
Renato ka treguar se arsyeja që u përlot ishte pasi personi në video i kishte mësuar çdo gjë, edhe kur e kishte kritikuar dhe ishte sjellë ashpër.
Madje, shefi i kuzhinës u shpreh se do të përpiqej ta merrte në emisionin e tij mësuesin e parë.