MENU
klinika

Deklarata

Ministrja e Arsimit tregon çdo bëhet me procesin mësimor, zbulon kur fillon shkolla

23.09.2019 - 12:50

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se ditën e nesërme do të rifilojë mësimi. Ajo ka inspektuar nga afër punimet në disa shkolla të vendit, të cilat kanë patur dëmtime dhe plasaritje të mureve.

Shahini thekson se vetëm dy shkolla nuk do hapen ditën e nesërme, ndërkohë që të tjerët do t’i kenë mësim normalisht.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë.

Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër.

Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”, shkruan Shahini.