MENU
klinika

Porti Durrës

Shkarkohen 20 mijë ton qymyr, priten 6 anije të tjera

23.09.2019 - 13:15

Një anije me 20 mijë ton qymyr vazhdon të shkarkohet në Terminalin Lindor të portit të Durrësit, ndërsa gjatë ditës priten në kalata edhe gjashtë anije të tjera me mbi 17 mijë ton mallra të ndryshme.

Në sheshet e portit po punohet për përpunimin e kamionëve me mallra që do të shkojnë drejt qyteteve tona dhe Kosovës.

Sot në mëngjes në Terminalin e Udhëtarëve janë ankoruar sipas grafikut dy tragetet e linjës Bari – Durrës.

Ndërkaq në kalatën 4 ndodhen pesë jahte turistikë. Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual mësohet se katër nga anijet që do të ankorohen në Terminalin Perëndimor ndodhen tashmë në radën portuale dhe do të shkarkojnë grurë, melaminë, llamarinë dhe hekur.

Dy të tjerat që priten gjatë ditës do të sjellin 292 kontejnerë dhe 2,493 ton llamarinë.