Kërkesa, premtime, shumë nevoja dhe kaos – ky është përkufizimi i jetës, sipas artistëve italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele. Dyshja kanë sjellë në kryeqytet, ekspozitën “Premtimet e perëndimit”.
Nëpërmjet instalacioneve, krijuara në letra, ata paraqesin disa kafshë të ekosistemit, si elefantët, gjarprinjtë, apo rinocerontët, që industria i përdor masivisht.
Kemi trajtuar temën e dhunës ndaj kafshëve, apo zhdukjen e tyre… Kjo është një lëkurë elefanti, ku mund të ulesh e të mendosh për problemet sociale që ka bota – shprehet, Luca Vele.
Kemi punuar disa punë, për temat e luftës te njerëzit njëherë dhe më pas te kafshët. Në Britani ekziston një fermë që rrisin kafshë, për t’i torturuar për eksperimentet me armët kimike, përdorin pumblat te kafshët që më pas të shohin efektin te njerzit. Kemi punar tre vjet, për këtë temë.
Për kuratorët Gaetano Centrone dhe Genti Gjikola, rkspozita është tepër e rëndësishme në hapësirën kulturore shqiptare, pasi trajton tema mjaft delikate.
Ekspozita do të vijojë për publikun, deri më 31 tetor, në ambientet e COD, pranë kryeministrisë.