MENU
klinika

Detaje

Aksi Laç-Tiranë i bllokuar prej disa orësh, radhë të gjata makinash

24.09.2019 - 14:55

Vazhdon të jetë i bllokuar nga uji aksi rrugor Laç-Tiranë.

Mësohet se ky aks është akoma i përmbytur nga uji dhe makinat e kanë shumë të vështirë të lëvizin.

Uji ka vështirësuar qarkullimin dhe ka krijuar radhë të gjata të automjeteve për orë të tëra.

Ujërat e përroit të qytetit të Laçit janë shpërndarë gjithandej duke shkaktuar dëme në disa biznese dhe banesa, ndërkohë pritet ndërhyrja e autoriteteve për zgjidhjen e situatës.