MENU
klinika

Vjen në shqip e frëngjisht

“Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar”

24.09.2019 - 17:56

      Në sallën e bibliotekës së muzeut, u promovua katalogu “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar” – pasqyrë e disa prej objekteve të ekspozuara përkatësisht në pavijonet e Lashtësisë, Mesjetës dhe Ikonografisë. Drejtori i këtij institucioni, nuk ka hezituar të shprehet ndërkohë, se, pas tërmetit që preku vendin, nuk është shënuar asnjë dëm në objektet e ekspozuara.

Katalogu “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar” botohet në gjuhën shqipe edhe atë frënge. Thesaret që janë pjesë e këtij botimi, u përkasin tri pavijoneve në Muzeun Historik Kombëtar: Lashtësisë, Mesjetës edhe këndi i pashallëqeve të mëdha shqiptare dhe i ikonografisë. Në pavijonin e lashtësisë ekspozohen 585 objekte, në atë të mesjetës 217 objekte, ndërsa 70 ikona dhe 20 objekte liturgjike kishtare në sallonin e ikonografisë. Drejtori i Muzeut, Dorian Koçi edhe dy autorët e tjerë të librit, Skënder Bushi dhe Andrea Llukani, kanë shpjeguar për mediet, rëndësinë e këtij botimi dygjuhësh.

 

 

 

 

 

 

Këto objekte që përfshihen në këtë katalog janë të ekspozuara pranë Muzeut Historik Kombëtar, si pjesë e ekspozitës së përhershme në MHK. Por, për ne është kënaqësi që ditët kushtuar trashëgimisë kulturore europiane, i kalojmë me botimin e këtij libri, që synojmë ta sjellim në disa gjuhë, si një pasaportë e rëndësishme edhe për turistët e huaj. Këtu janë një përzgjedhje e rëndësishme e antikitetit, mesjetës dhe ikonografisë”, – ka theksuar drejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi.

Ndërsa, Christine Vasac, ambasadore e Francës në Shqipëri, e konsideron botimin e këtij katalogu, një mundësi më shumë për turistët francezë, që promovohet në ditët europiane të trashëgimisë.

 

 

 

 

 

 

Ekziston një lidhje midis ditëve të trashëgimisë kulturore edhe Muzeut Historik Kombëtar. Kam lexuar në pllakën në hyrje, se Muzeu Historik është përuruar në vitin 1981. Në fakt, në vitin 1981 kanë lindur edhe ditët e Trashëgimisë Kulturore në Francë. Prandaj, ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, jo vetëm për vizitorët francezë, por edhe frankofonët. Përpos kësaj, është një mundësi shumë e madhe për Shqipërinë, që prej dy vitesh është anëtare me të drejta të plota, e frankofonisë”, – ka thënë ambasadorja e Francës në Shqipëri, Vasac.

 

 

 

 

 

 

Ndërsa, sa i përket dëmeve që mund të ketë shkaktuar tërmeti që ra në këtë institucion, Dorian Koçi, shprehet se: “Nuk ka objekte të dëmtuara, përveçse plasaritjeve të lehta. Nuk ka vend për alarm, sepse tërmetet nuk parashikohen”.

Në mjediset e muzeut janë rreth 6 200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore, që shtrihet nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit, deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ndërsa, objekte të ekspozuara janë 3 100 të ekspozuara në shtatë pavijonet ekzistente, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen