Miratimin e raportit të CDU/CSU për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pasi të jenë përmbushur 9 kushte, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e sheh si vështirësim të procesit dhe vendosjen e vendit tonë në listë pritjeje.
“Shqipëria është në listë pritje dhe vështirësohet hapja e negociatave. Ne në këto tre vite nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por jemi tërhequr.
Shqipërisë i jepet një shans, pra dyert nuk mbyllen, por vazhdojnë të jenë të hapura”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi se: “Gjermania e ka bërë mëse të qartë me kushtet që ka vendosur, pasi rezoluta është një skaner i situatës në Shqipëri dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se Bundestagu i kërkon Qeverisë të miratohen negociatat me Shqipërinë, por negociatat të zhvillohen pasi Qeveria gjermane të konfirmojë plotësimin e kushteve.”