MENU
klinika

Parlamenti suezed

Tre herë deputet në Suedi, shqiptari: Kujt ja dedikoj suksesin

16.09.2018 - 16:19

Adnan Dibrani është shqiptari që ka fituar mandatin e tretë si deputet në Parlamentin e Suedisë.

Duke qenë shqiptari i vetëm që ka fituar vend në kuvendin suedez, ai ka theksuar se meritë për këtë sukses janë bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Suedi, pasi i kanë dhënë përkrahje në garën elektorale.

“Partinë dhe shqiptarët i kam pasur në krah, prandaj ka ardhur suksesi. Është shumë ndjenjë e mirë, veçanërisht pasi kjo është hera e tretë që zgjidhem si deputet. Ka pas edhe shqiptarë të tjerë në garën zgjedhore, por që tash pas zyrtarizimit të rezultateve kanë mbetur në nivele të tjera, nëpër komuna. Kam pasur edhe partinë si përkrahëse pasi në fushatë kam hyrë me përkrahjen e partisë dhe normal kur e ke partinë e fortë vjen suksesi”- ka thënë ai.

Dibrani ka thënë se ka marrë rreth 6% të votave të partisë, ndërsa ka përmendur se të gjithë ata që kanë vota mbi 5% nga totali sa ka partia, e kanë të sigurt ulësen në parlament.

Është Partia Socialdemokrate të cilës ai i përket ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 28% të votave, duke lënë pas bllokun e djathtë dhe tashmë i ka mbetur që të formojë qeverinë. Sipas Dibranit, të hënën ose të martën do të konstituohet kuvendi ku dhe do të zgjidhet kryetari i ri.