MENU
klinika

Aksioni i SHÇBA-së

Arrestohen dy punonjës policie, akuzat

26.09.2019 - 11:28

SHÇBA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestoi 48 orët e fundit në Mallakastër dhe Kukës, 2 punonjës policie dhe 6 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”

Drejtoria e Hetimit të SHÇBA-së, në funksion të nje procedimi penal disa mujor, hetuar me metoda proaktive, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Kopshti i Skacajve”, ku u asgjësuan disa bimë narkotike, ndërsa kreu dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Inspektor R.C. 58 vjeç, punonjës policie me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Kukësit, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”;

– H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– B.M., 58 vjeç, banor i fshatit Piskë, Njësia Administrative Shënmri, Kukës, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e narkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet. Hetimet vijojne në lidhje me implikime të tjera të mundshme.

Ndërkohë, dje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat dhe Komisariatin e Policisë Mallakastër, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit “Gjerbës”, SHÇBA ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, L. XH., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontrabandimi ilegal i personave

Mega-Operacioni, goditen 7 grupe kriminale


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë