Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë lajmin e mirë të Bundestagut gjerman, i cili me 365 vota pro, i hap rrugë celjes së negociatave me Shqipërinë.
“#Faleminderit Bundestagu voton me 395 vota PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim ??????”-shkruan Taulant Balla.
Mbledhja e Bundestagut u shoqërua me debate të forta, ndërsa deputetët u ndalën tek arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, shkruan në “Twitter” se Bundestagu gjerman ka votuar në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan Soreca.
Bundestagu gjerman i ka hapur dritën jeshille Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndonëse pak ditë më parë, vendosi nëntë kushte të reja për vendin tonë.