MENU
klinika

Të përfshirë sekser-avokat-prokuror

Zbulohet skema gjigante e korrupsionit në Vlorë

27.09.2019 - 08:32

Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se si vëllai i tij ra pre e një skeme mashtrimi ku janë të përfshirë sekser, avokat e prokuror. Fatjon Imamaj tregon historinë e vëllait.

Ky i fundit, për shkak se ka marrë espuls, e ka të pamundur kalimin e kufirit. Meqënëse bashkëshorten dhe fëmijët i ka në Francë, ai ishte i detyruar të kalonte ilegalisht kufirin për të shkuar tek familja. Kështu, përmes një sekseri të quajtur Detjon Qerivani, pagoi 250 Euro të kalonte nga Porti i Vlorës.

Sekseri Qerivani i tha se do të përdorte pasaportën e një kushëriri të tij që ka mbiemër të njëjtë me të, por fotografi të ndryshme?! Sigurisht që kjo skemë nuk funksionoi. Qytetari u arrestua menjëherë në Portin e Vlorës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëllai i tij, Fatjon Imami thotë se e gjitha ishte një skemë mashtrimi nga sekseri Detjon Qerivani. P

Fatjon Imamaj: Me pak fjalë doja të denoncoja problemin e vëllait tim, sepse ai nuk është në gjendje psikologjike sepse ka kaluar shumë. Edhe e fundit, që donte të ikte jashtë shtetit në Francë tek gruaja dhe fëmijët, por është me problem me espulsin, nuk mund të kalojë legalisht dhe ra pre e një mashtrimi të një mashtruesi këtej nga Vlora, Detjon Qerivani. I premtoi se do ta kalonte nga Porti i Vlorës duke i kërkuar 250 Euro me pretendimin se do t’ia jepte policit në port. Gjë që nuk ishte e vërtetë. Vete vëllai në port, e arrestojnë e fusin në burg.

Mirëpo, pjesë e zinxhirit mashtrues janë edhe avokati e prokurori. Pas arrestimit të qytetarit, avokat i tij bëhet Arjan Zyka, të cilin e kishte zgjedhur vetë sekseri Qerivani. Avokati Zyka kërkoi 500 Euro me pretendimin se do ta nxirrte qytetarin nga burgu. Më pas kërkoi edhe 500 Euro të tjera për prokurorin, që ky i fundit të mos ngrinte akuzat. Vëllai i Fatjon Imamajt doli nga burgu dhe u dënua me gjobë. Tani duhet që të paguajë edhe 1 milionë Lekë të tjera, përpos ryshfetit që ka dhënë për sekserin, avokatin dhe prokurorin.

Fatjon Imamaj: U arrestua, unë isha i detyruar të zija një avokat sepse kështu e do ligji. Avokatin në fakt e kishte zgjedhur Detjon Qerivani. Kam folur me të, sa të bën puna jote. Më ka thënë dua 500 Euro që ta nxjerr nga burgu pa asnjë lloj dënimi, pa asnjë masë sigurie. Dakord, u detyrova ja dhashë. Më pas tha dua dhe 500 Euro për prokurorin e çështjes, avokati Arjan Zyka. U detyrova dhe ato i morëm borxh që ja dhamë. Vëllai doli nga burgu sepse ishte i pafajshëm, thjesht kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror, vetëm me gjobë. Tani i ka ardhur dhe një gjobë tjetër që duhet të paguajë 1 milion Lekë, plus këtyre që i mori vëllai, më mori mua, unë pagesën e avokatit, të prokurorit, plus kësaj edhe një gjobë 1 milion Lekë që tani nuk di më nga të kërkojmë borxh. Unë kërkoj vetëm demaskimin e këtyre personave të pafytyrë që na sollën një mijë e një të zeza.

Fatjon Imamaj thotë se për të gjithë këtë histori kanë bërë kallëzim dhe kërkojnë të zbardhet skema e mashtrimit. Por, në polici nuk i japin asnjë informacion në cilën fazë është hetimi, dhe më e rëndësishmja, nuk i tregojnë kush është prokurori.

Fatjon Imamaj: Kemi bërë dhe kallëzim tek krimi ekonomik. Nuk na japin as shpjegim që kush është prokurori i kësaj çështje, kush e ka marrë këtë dosje në dorë. Shkojmë interesohemi dhe nuk na pranon njeri.

Fatjon Imamaj-Vëlla jam Fatjon Imamaj, kemi bërë kallzim në polici para 3 muajsh dhe nuk dimë akoma, se kush është prokurori i cështjes.

Punonjësja Prokuroria Vlorë-Ndaj kujt e keni bërë ?

Fatjon Imamaj- Ndaj një mashtruesi, Detjon Qerivani nga Babica. Është në hetim? Po mirë! A mund ta di, kush është prokurori, se unë kam prova të reja për të dorëzuar.

Punonjësja Prokuroria Vlorë- Këtë informacion, që kërkon, nuk e kam…

Fatjon Imamaj u takua edhe me avokatin Arjan Zyka, por kësaj radhe gjithçka është filmuar nga kamera e fshehtë.

Fatjon Imamaj- O Arjan! Po dy minuta o vëlla? E, se u bëra dhe unë bajat fare! Çfarë ke bërë? Fole me atë?

Avokati Arjan Zyka-Po fola! E ke njëcikë të vështirë, për të ndryshuar atë…

Fatjon Imamaj- Po ti fol me prokurorin, t’i ndajmë gjysëm për gjysëm?

Avokati Arjan Zyka– Me kë prokuror?

Fatjon Imamaj- Ai, që mori lekët.

Avokati Arjan Zyka- Çfarë thua ti? Kush të ka marrë lekë? Je në vete? Shshsh…, kush mori lekë nga ata?

Fatjon Imamaj- Pse mo, burrë? S’ja ke dhënë prokurorit ti? Prandaj i ka bërë t’gjitha këto ai? O Arjan! Të më thoje atje, hajde t’i paguaj gjysëm për gjysëm dhe të mbaroj edhe unë punën time…

Avokati Arjan Zyka- Ore! Je në vete ti?

Fatjon Imamaj- Ore, ta kam thënë 1000 herë: mua ajo më duhet me se s’bën! Më duhet ore, se do hapet gjyq me atë, e dua atje në gjykatë.

Avokati Arjan Zyka– Do vete unë në gjykatë…

Fatjon Imamaj- Po e duan me fakte! Më kupton…?

Avokati Arjan Zyka- Do vete unë. Le të më thërrasë mua!Le të më thërrasë mua në gjyq! Do ta pranoj unë. Mos më zer mua emra pa lidhje, ik se flasim tutje.

Në kurthin e kamerës së fshehtë të Stop ra dhe sekseri Fatjon Imamaj, i cili gjatë bisedës me denoncuesin Fatjon Imamaj pranon që oficeri i policisë gjyqësore ka marrë 500 Euro.

Fatjon Imamaj – Tani atë muhabetin tonë, si do e zgjidhim?

Sekseri Detjon Qerivani– Unë prandaj ju thashë atë ditë: hajde ulemi atje!

Fatjon Imamaj – Atë ditë, ishte atë ditë … ishte i nervozuar…

Sekseri Detjon Qerivani- Gjithsesi! Tani më dëgjo mua! Mirë bëri! I thashë gjë unë? Erdhi edhe njëherë tjetër me një njeriun e tij, filloi gër- gër dhe iku. Nesër në mëngjes hajdeni të dy do ulemi tek 6-katëshi dhe do flasim!

Fatjon Imamaj – Dëgjo, dëgjo! Se unë prandaj erdha kastile, që të llafosemi dy minuta. Tani ato lekët, kujt ia ke dhënë? Drejt muhabeti, që të shkojmë t’ia marrim atij. Nuk po t’i kërkon njeri ty. Thjesht t’ia marrim atij!

Sekseri Detjon Qerivani- Dëgjo! Unë prandaj ju thashë atë ditë…

Fatjon Imamaj – Lekë kam paguar unë nga xhepi. Avokat e prokurorëëë…

Sekseri Detjon Qerivani- Unë s’i kam dhënë avokatit, se ju shqetësoheni, që i kam dhënë avokatit lekë.

Fatjon Imamaj – Po kujt ia dhe mo vëlla 500 euro? I q…..nënën, se është turpi i botës!

Sekseri Detjon Qerivani- Nesër në mëngjes, kur të ulemi të pimë kafe, do e gjej unë atë, që i ka marrë lekët, do të t’i japë ty në vënd atje. Po ju nuk më latë mua, që të sqaroheshim…

Fatjon Imamaj – O vëlla! E ke idenë, se sa janë paguar, për të dalë ai nga burgu?

Sekseri Detjon Qerivani- Unë e di, sa janë paguar. 1500 euro, aq sa të thashë unë janë paguar. Po ju erdhët pa lidhje. Më futët mua atje. A e kupton, që mua, sot për sot, nuk ka çfarë më bën asnjeri?!

Fatjon Imamaj – S’kanë çfarë të bëjnë ty, sepse s’kanë fakte. Me të drejtë, nuk punove. Se tani, 500 Euro m’i more mua në makinë. The, që do t’ia jap oficerit të policisë gjyqësore.

Sekseri Detjon Qerivani- Shshshs…, po n.q.s, ai i ka marrë dhe të thotë ty…

Fatjon Imamaj – Ka marrë oficeri i policisë gjyqësore 500 euro?

Sekseri Detjon Qerivani- Po ore, po, po… edhe Arjani e dinte këtë muhabet, sepse unë i thashë është filani fistëku dhe mos e lëviz më tutje! Dakord foli dhe me oficerin atje!

Fatjon Imamaj – Ai nuk po më lëshon kupon tatimor, që ka marrë 1000. Duhet kuponi!

Sekseri Detjon Qerivani- Po nuk e jep ai kuponin, se ju vajtët, i bëtë denoncim atij. Si do e japi ai? Ti e ha atë patate? Unë s’e ha, as ai s’e ha.

Fatjon Imamaj – S’i kemi bërë denoncim ne atij. S’i kemi bërë asnjëherë denoncim ne atij…

Sekseri Detjon Qerivani- I keni bërë, qysh jo…?!

Fatjon Imamaj- Kujt mo?

Sekseri Detjon Qerivani– Arjanit tonë…?

Fatjon Imamaj– Arjanit?

Sekseri Detjon Qerivani-Po jam takuar unë me oficerin e policisë, që kishit vajtur yt vëlla, që e kishte takuar.

Fatjon Imamaj– Jo, o shoku! Dha deklaratë Arjani në polici, që nga ne ka marrë 1000 euro.

Sekseri Detjon Qerivani-Dëgjo njëcikë këtë burrin këtu! Çimin,(OPGJ) që keni takuar juve, unë e kam në Tiranë. Kam punuar 5 vite tek Presidenti unë dhe unë e kam shok Çimin. Sa kishit ik juve, më mori mua më tha: këtu- këtu muhabeti. Nuk ke, cfarë bën! Nuk është kështu muhabeti, i thashë unë. As unë nuk e nxjerr atë botin tjetër! Ti s’duhet ta njohësh fare atë!

Fatjoni Imamaj tregon se u detyrua që skemën e korrupsionit ta zbardhë përmes emisionit “Stop”, pasi policia dhe prokuroria e Vlorës nuk po bëjnë asgjë lidhur me denoncimin e tij. /tvklan.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier