MENU
klinika

Nis viti i ri akademik

Viti i ri shkollor, mesazhi i Nikollës: Qoftë rrugëtim i mbarë

16.09.2018 - 17:48

Përmes një mesazhi me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor nesër, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë, ndërsa ka thënë se janë 32 mijë vogëlushë që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ministrja ka thënë se këtë vit qeveria shpërndau libra falas dhe 610 milionë lek nga taksat e qytetareve u kthyen sërish tek prindërit të cilat përdoreshin për libra.

Të dashur prindër dhe nxënës, e di që po i jepni dorën e fundit përgatitjeve tuaja. Më lejoni t’ju përshëndes në këtë prag fillimi të vitit shkollor. Ju përshëndes ju 32 mijë vogëlusheve që ju rreh zemra fort për zilen e parë të fillimit të shkollës. Ju përqafoj dhe ju premtoj se po nisni një rrugëtim të sigurt dhe cilësor. Vëmendja jonë është për të gjithë 48- mijë nxënësit të sistemit para universitar. Ju do mësoni me tekste të reja. Ju do keni mësuesit me të mirë qe vijne përmes meritës. Për të gjithë ju gjimnazistë do të vijoni vitin e ri shkollor në gjimnaz të unifikuar dhe të njëjësuar. 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.

Të dashur mësues, faleminderit për gjithçka bëtë për shpërndarjen e teksteve dhe për misionin tuaj. Mbështetje për më të mirët maturantë që zgjedhin profesionin e mësuesit. Perfeksionuam portalin për arsimin. Të dashur prindër ky vit ishte viti i teksteve falas. 610 milionë lek nga taksat tuaja u kthen sërish tek ju përmes teksteve falas. Këtë vit do ketë 214 klasa sportive. Mësues e mësuese niseni ditën e parë me urimin më të bukur për nxënësit tuaj. I mbarë rrugëtimi i këtij viti shkollor, do jem me ju çdo orë dhe çdo ditë të punës suaj!”- ka thënë Nikolla në mesazhin e saj.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA