MENU
klinika

Video

Ky është yahti spektakolar që funksionon me hidrogjen

27.09.2019 - 18:15

Në Monaco Yacht Show është prezantuar koncepti futurist i një yahti me hidrogjen 112 metra i gjatë.

Ndërmarja holandeze Sinot Yacht Architecture & Design ka përfituar nga ky show, më i rëndësishmi i sallonit të anijeve, për të zbuluar projektin e yahtit ekologjik të quajtur ‘Aqua’, ‘Uji’.

Anija, e gjatë 112 metra, sipas projektit, do të ushqehet me një sistem që shfrytëzon hidrogjenin e lëngshëm, që ruhet në temperaturën -253 gradë në dy serbatorë të mbyllur me nga 28 tonë secila.

Hidrogjeni më pas konvertohet në energji. Anija superluksoze ka rreth 5 ura, ofron hapësirë për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joge, një sallon bukurie, një sallë masazhi dhe një pishinë me ujëvarë në urën e pasme.

Superyahti, gjithmonë sipas projektuesve, do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë në më shumë se 30km/orë dhe të ketë një autonomi në më shumë se 6000km. Për momentin ‘Aqua’ është vetëm një prototip dhe nuk është e qartë kur projekti do të marrë jetë.

Sinot Yacht shpreson që ky sistem inovativ mund të revolucionarizojë shumë shpejt industrinë detare.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”