Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld èela, i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, ka gati një vit që i fshihet drejtësisë.
Edhe pse në arrati, ai ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë.
Përmes avokatit të tij, ish-zyrtari i policisë ka depozituar një kërkesë penale që ka për objekt “ankimin mbi zgjatjen e afatit të hetimeve”.
Kujtojmë se me një vendim të datës 25 gusht Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj ndaj Jaeld Çelës dhe Gjergji Kohilës.
Avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili thotë se ka kundërshtuar zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisë.
“Kërkojmë mbylljen e çështjes, pasi nga materialet e vëna në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk ka asnjë provë që implikon klientin tim”, thotë Ismaili.