Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Artan Shkreli zbuloi rëndësinë e madhe të një kishe të gjetur së fundmi në Hot të Malësisë së Madhe.
Sipas arkitektit, kisha e gjetur e epokës paleokristiane (shek. V dhe VI) vërteton më së miri vazhdimësinë e trashëgimisë kulturore nga periudha iliro-romake në atë arbërore të Komanit.
Kjo kishë ka mbijetuar për gati 15 shekuj dhe përbën një vlerë të shtuar për turizmin dhe historinë e Hotit.
Postimi i Artan Shkrelit:
Gjetje thelbësore e një faltoreje të krishtërimit të vjetër (shek V-VI e.s.) ëHot te Malsisë’ Madhe, gjetje e cila plotëson trajektoren në zdritje të vijësisë së kulturës iliro-romake të trevave Labeato-Autariate me atë arberore të ‘Kulturës së Komanit’, kur lindin e zhvillohen komunat qytetare me bazë episkopale.
(Veriu ynë do jetë surpriza e këtij shekulli)