MENU
klinika

Do të dyfishohet vitin e ardhshëm

Huawei fillon prodhimin e stacioneve 5G pa teknologji Amerikane

29.09.2019 - 10:15

Huawei thotë se ka filluar prodhimin e stacioneve 5G pa komponentët e kompanive teknologjike Amerikane.

Prodhimi në total i stacioneve 5G do të dyfishohet vitin e ardhshëm tha kompania. Kompania do të nisë prodhimin në masë të stacioneve 5G pa teknologji Amerikane që nga muaji i ardhshëm tha themeluesi i CEO i kompanisë Ren Zhengfei.

“Kemi kryer testime në Gusht dhe Shtator dhe nga Tetori nis prodhimi në masë,” tha Ren. Prodhimi vjetor do të jetë 1.5 milionë njësi krahasuar me 600 mijë këtë vit.

Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit ka hyrë në një betejë të egër me Shtetet e Bashkuara të cilat e konsiderojnë një kompani që spiunon për llogari të qeverisë Kineze.

Huawei ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe versioni i fundit i Mate 30 erdhi pa aplikacionet e Google si rezultat i kësaj beteje.

Huawei është gjithashtu prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve ndërsa sanksionet Amerikane mund ta reduktojnë të ardhurat kompanisë me 10 miliardë dollarë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”