MENU
klinika

Në ditën e tij speciale

Të ndarë? Loredana bën gjestin e veçantë për Mozzik!

29.09.2019 - 13:08

Sot, reperi i njohur Mozzik feston ditëlindjen e tij.

Ai ka lindur më 29 shtator të vitit 1995 dhe ka mbushur 24-vjeç. Prej disa javësh, ai është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të krizës në marrëdhënie me Loredana Zefin.

Madje, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin së fundmi në Instagram, duke konfirmuar kështu zërat për ndarje.

Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e partneres në datën 1 të këtij muaji dhe me siguri as Loredana s’do të jetë në ditëlindjen e tij.

Mirëpo, në këtë ditë speciale për të, Mozzik e mori gjithsesi një mesazh të bukur dashurie.

Në profilin e vajzës së tij, Hanës, në Instagram është publikuar një foto e të voglës me reperin, ku krahas saj shkruhet:

“Gëzuar ditëlindjen babi! Të dua, Hana.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam ndjerë shumë urretje!”

Loredana flet pas lajmit të ndarjes me Mozzik

Tashmë s'ka asnjë keqkuptim

U tha që u nda nga Loredana, reagon Mozzik