MENU
klinika

I ngjashëm me këngëtarët italian

Artisti shqiptar i rritur në Itali synon tregun muzikor

30.09.2019 - 15:53

Një prej artistëve më të rinj në tregun muzikor është Eraldi, shqiptari i lindur në Itali, i cili do që të realizojë ëndrrën e tij.

“Classy” është kënga më e re që publikon Eraldi, i cili arrierën e ka nisur duke bashkëpunuar me njerëz të rëndësishëm  në botën e muzikës, si Dj A-Boom dhe videomaker-i Alban Selimaj.

“Classy” është kënga e parë, që kur ka filluar gjithçka. Kënga ime e parë në studio me producentin me të cilin që kur kam qenë fëmijë kam ëndërruar me punu. Ndjenjat që kam ndjerë kur kam kënduar me të njëjtin mikrofon ku kanë kënduar disa nga artistët më të mëdhenj shqiptar, janë të papërshkrueshme.

 

“Classy” është edhe hera e parë para një kamere, videoklipi i parë, me një ‘videomaker’ më të mirin në Shqipëri. Videoklipet i shihja vetëm në Youtube, tash po shoh videot e mia dhe ndihem krenar. Sot është një datë e veçantë për mua. Classy është online në Youtube”, shkruan Eraldi në Instagram.

Nëse dëgjon edhe tre këngët e mëparshme që ka publikuar, ‘Money Gang‘, ‘Zemra VVS‘ dhe ‘Euro Franga‘ tregon se stili i Eraldit është i ngjashëm me atë të artistëve të muzikës trap në Itali.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën