30.09.2019 - 16:43
Një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i një banese në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasja H. R., 92 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.