MENU
klinika

Kush e zëvendëson?

Shkarkohet drejtori i Policisë Durrës

01.10.2019 - 08:26

Lëvizje në Policinë e Shtetit. Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë Durrës Alfred Çepe.

Referuar burimeve nga Policia, mësohet se drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet sot.

Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.

Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin