MENU
klinika

Ekzekutimi i 35-vjeçarit

Kush është viktima? Lidhja me bandën e Lushnjes

01.10.2019 - 09:50

Lushnja u trondit mëngjesin e kësaj të marte nga një ekzekutim në një lokal në katin e dytë të një ndërtese, në lagjen “Skënder Libohova”, ku Besnik Hida sapo ishte ulur për të konsumuar kafen e mëngjesit, i vetëm.

Në një moment, një nga dy autorët sipas policisë, i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.

“Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e policisë së Lushnjes” informon policia.

Zamir Latifi

Por kush është viktima?

Top Channel shkruan se: “Besnik Hida është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu.

Latifi është shok me nipin e Aldo Bares, i njohur si ish kapoja i bandës së Lushnjes.

Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier