MENU
klinika

Shpërdoroi detyrën

Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

01.10.2019 - 17:30

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti, 36-vjeçarin Liridon Pula. 

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë  pasi gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “shpërdorim  detyre”.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Në kuadër të këtij hetimi, pak ditë më parë u prangos me urdhër ndalimi të prokurorit Ndoja edhe zv.drejtoresha e Kadastrës Durrës, Lusiena Kola.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale

“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin