MENU
klinika

Trondit tifozët

Befason Ronaldo: Po mendoj të lë futbollin!

01.10.2019 - 22:32

Të gjitha historisë, edhe ato më të bukurat, herët apo vonë do ta kenë një fund.

Kjo vlen dhe për karrirën e një lojtari. Nuk ka rëndësi sesa i madh ke qenë, vjen një moment kur do të duhet të varësh këpucët në gozhdë. Dhe, pavarësisht sesa e pamundur ngjan, një moment i tillë do të vijë edhe për Cristiano Ronaldon.

Testet fizike të portugezit në fillim të sezonit tregojnë se ka trupin e një 20-vjeçari, por karta e identitetit është ajo që thotë të vërtetën. Ndaj, sikundër e pohon dhe ai vetë, mendimi i tërheqjes nga futbolli nuk është aq i largët.

“E dua sërish futbollin. Dashuroj të argëtoj njerëzit dhe ata që e duan Cristiano Ronaldon. Pak rëndësi ka mosha, kjo është një çështje mentaliteti. Në pesë vitet e fundit kam nisur të mëndoj dhe të vlerësoj një jetë jashtë futbollit, ndaj kush e di se çffarë mund të ndodhë pas një apo dy vitesh.

Tashmë duhet të mësoj të kem kontrollin e gjërave dhe në bizneset e mia. Në futboll e kam më të lehtë të jem CR7 pavarësisht se më janë dashur vite pune dhe sakrifice për të arritur këtë sukses. Jam një tip kompetitiv dhe nuk dua të jem numri dy apo numri tre. Dua të jem vetëm i pari dhe do t’ia dal”.

Natyrisht që këto nuk ishin fjalët që do të dëshironin të dëgjonin tifozët e Juventusit dhe jo vetëm, por ylli portugez tashmë e ka të qartë se pavarësisht stërvitjeje, punës dhe sakrificave, nuk mund ta ndalë kohën të bëjë punën e saj. Por për momentin, le ta shijojmë ende në fushat e futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paraqitja e shqiptarit nuk mjafton

Ronaldo thyen Berishën/ Juve kap kreun!