Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi sot se platforma e opozitës i jep zgjidhje krizës politike.
Në një prononcim pas takimit në selinë e PD, Kryemadhi bëri fajtor për krizën kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se nuk do dialog.
“Opozita ka një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza. Platforma e opozitës i jep zgjidhje krizës politike. Lulzim Basha përfaqëson opozitën, jo vetëm PD. Edi Rama nuk do dialog”, tha Kryemadhi.
Duke nënvizuar se Basha është përfaqësues i opozitës së bashkuar, Monika Kryemadhi theksoi se është momenti për të nxjerrë vendin nga kriza ndërkohë që Rama kërkon të ruajë kokën e vet.
“Nuk ka takim të Ramës pa kthyer në radhë të parë përgjigje për paketën me 5 kushte që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit. Sot është çështja si të nxjerrim nga kriza vendin dhe duhet të mendojmë bashkarisht. Ndërkohë Edi Rama ka problem të ruajë kokën e tij.
Madje në një prononcim për median nga selia e PD-së pas takimit të aleatëve, nuk kurseu ironitë me Ramën: Le të vijë tek selia e PD-së por ka 5 kushte të kthejë përgjigje dhe më pas takohemi se Rama është humorist, sidomos kohët e fundit kur kemi mbetur pa humoristë”