MENU
klinika

Shkrimtari pro çështjes së Kosovës

Mario Vargas Llosa rrëmben tjetër çmim pas Nobelit

03.10.2019 - 12:37

      Ditën e djeshme, është nderuar me çmimin prestigjioz për letërsinë, “Château La Tour Carnet”, shkrimtari peruan. Mario Vasgas Llosa, meritoi së fundmi, këtë çmim prestigjioz që mban emrin e themeluesit të tij, në vitin 2017, sipërmarrësit Bernard Magrez, pronar i më shumë se 40 kështjellave në gjithë botën.

“Château La Tour Carnet”, çmimi që do t’i jepet autorit të veprës “Teto Xhulia dhe shkarravitësi”, përfshin edhe shumën prej 20 mijë eurove.

 

 

 

 

Fituesi i Nobelit në vitin 2010, do të marrë gjithashtu, botimin origjinal të një kopje të rrallë dhe të bukur të veprës “Madame Bovary”, që daton në vitin 1867, me autografin nga Gustave Flaubert, për mbrojtësin e tij, Alfred Guérard.

Ndërkohë, Mario Vargas Losa njihet për mbrojtjen dhe përkrahjen e madhe, çështje së Kosovës.

 

 

 

 

Në esetë publikuar në mediet spanjolle, që i ka përzgjedhur ekskluzivisht për botimin në gjuhën shqipe me titullin “Çështja e Kosovës”, Vargas Llosa shfaqet si një mbështetës i zjarrtë i shqiptarëve të Kosovës dhe si një intelektual që ndërgjegjëson të huajt, për përkrahjen e ndërhyrjes se trupave të NATO-s në Kosovë. “Nëse NATO nuk e fiton këtë luftë, dy milionë kosovarë humbin vendin, shtëpitë, tokat dhe shumica prej tyre, jetën. Kjo bindje shumë prej nesh na bën, jo pa frikë dhe dyshim, ta mbështesim ndërhyrjen”, – thotë Vargas Llosa, në esenë “Zjarrmitë pacifiste”, botuar në librin “Çështja e Kosovës”, dalë nga shtypi këto ditë, në gjuhën shqipe. “Konflikti aktual i Kosovës, filloi dhjetë vjet më parë, kur Millosheviçi, për ta arritur pushtetin absolut në Jugosllavi, shfuqizoi autonominë e Kosovës dhe nxiti fushatën nacionaliste në favor të Serbisë së Madhe, që rezultoi me shkëputjen e Sllovenisë dhe të Kroacisë, me masakrat dhe copëzimet pasuese të Bosnjës. Edhe pse jo i vetmi, regjimi i Millosheviçit ka qenë përgjegjësi kryesor për tragjedinë kosovare.

 

 

 

 

 

 

Shumë nga ne që e mbështetëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s e bëmë sepse kemi qenë të bindur që objektivi i saj, ishte ndalimi i shfarosjes së shqiptaro-kosovarëve përmes likuidimit të regjimit diktatorial të Millosheviçit dhe vendosja e demokracisë në Jugosllavi, që do të thotë një regjim i ligjshmërisë dhe lirisë, që në kuadrin e marrëveshjeve të Rambujesë të negocionte me kosovarët, një sistem bashkekzistence ose pavarësie, çfarë do të sillte paqe në rajon”, – ka shkruar, Llosa./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’

Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen